Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një interviste për RTV21, ka shpalosur detaje mbi projektet transformuese dhe reformat që pritet të implementohen në kryeqytet gjatë vitit 2026.
Ndër masat kryesore, ai nënvizoi strategjinë e re për menaxhimin e trafikut të mbingarkuar, ku përfshihet edhe aplikimi i një tarife për qarkullimin e automjeteve brenda zonës urbane.
“Çdo hyrje me veturë në Prishtinë do të tarifohet me 1 euro. Aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të projektit për unazën e brendshme dhe po finalizojmë emërimet përkatëse. Njëkohësisht, po analizojmë mundësinë e vendosjes së një takse specifike për të gjitha automjetet që vijnë nga qytetet e tjera dhe hyjnë në Prishtinë,” deklaroi Rama, duke bërë të qartë synimin për të reduktuar numrin e makinave në qendër. /lajmishqip.net
