Paralajmërimi i Janiqit që tronditi Beogradin: SHBA do të prezantojë dokumentin për njohje reciproke në pranverë

1 minute, 5 seconds Read

Analisti i njohur i politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka lëshuar një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se në mars ose prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument zyrtar për njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Janiq theksoi se ky dokument nuk do të jetë i formës “non-paper”, fakt ky që sipas tij ka shkaktuar shqetësim të madh te pala serbe. “Në muajin prill, ose më së largu në maj, do të prezantohet draft-marrëveshja e SHBA-së për njohjen reciproke”, deklaroi ai gjatë pjesëmarrjes në podcastin DLZ.

Eksperti ngriti pyetje kritike drejtuar diplomacisë serbe, duke vënë në dyshim rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme në Uashington. “Çfarë ka bërë ai atje nëse nuk e ka në duar këtë tekst që po përgatitet prej kohësh?” pyeti ai, duke shtuar se puna për këtë dokument po kryhet në nivelet më të larta.

Sipas tij, frika e zyrtarëve serbë buron nga karakteri zyrtar i këtij akti. “Ata po frikësohen sepse kjo nuk do të jetë thjesht një letër joformale. Po punohet seriozisht dhe pika kryesore e këtij angazhimi mbetet njohja reciproke mes dy shteteve”, përfundoi Janiq./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme