Kurti e falënderon ambasadoren Ziv për vendimin e Izraelit për vizat

1 minute, 29 seconds Read

Në takim, sipas njoftimit të Qeverisë, u diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“U diskutua edhe rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ndërkohë, Kurti ka thënë gjithashtu gjatë takimit se Qeveria e tij e mbështet të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur dhe tha se shpreson se do të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm dhe i përhershëm mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ai i shprehu ngushëllime ambasadores izraelite në Kosovë për viktimat e sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Pjesëtarët e Hamasit i vranë afër 1.200 izraelitë, shumica civilë, dhe I rrëmbyen afër 250 të tjerë më 7 tetor. Pothuajse gjysma e pengjeve u liruan gjatë armëpushimit njëjavor të nëntorit.

Ofensiva izraelite në Rripin e Gazës më pas, I ka vrarë mbi 26.700 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, institucion që nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.

Kohëve të fundit ndërmjetësuesit nga SHBA dhe Lindja e Mesme ishin optimist për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, por të martën kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i refuzoi dy kërkesat kryesore të grupit radikal palestinez – që Izraeli të tërheqë forcat e tij nga Gaza dhe të lirojë mijëra të burgosur palestinezë – duke vënë në pah se mes dy palëve ka ende dallime të mëdha. /REL

Publikime te ngjashme