Pas mbylljes së disa institucioneve që funksiononin nën sistemin e Serbisë në veri të Kosovës, disa pjesëtarë të komunitetit serb shprehin frikën se autoritetet e Kosovës mund t’i mbyllin edhe institucionet arsimore dhe shëndetësore. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Sllagjana nga Leposaviqi thotë se serbët në veri janë “nën presion nga të gjitha anët” […]
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të së premtes të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që, pas prononcimit të djeshëm të Vuçiqit, të fokusohet urgjentisht në Ballkan. Përmes një postimi në X, ajo thotë se edhe pse ka kaluar gati një vit […]
Në rrjetet social është duke u shpërndarë një bisedë (chat), e cila pretendohet të jetë mes priftit nga Elbasani, At Nikolla Xhufka dhe një burri tjetër. Mediat në Shqipëri e kanë publikuar bisedën, në bazë të të cilës kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër. Në […]
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë. Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, deklaroi se vendimi i ekzekutivit ka të bëjë me pesë zona të veprimit që janë […]
Edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka shpalosur disa kërkesa për Kosovën. Kongresisti amerikan, Ritchie Torres në reagimin e bërë në platformën “X”, ka shprehur sërish mbështetjen për Kosovën, derisa ka pohuar se Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar kërkesat dhe lëvizjet e Serbisë, të ndara në pesë fusha, ku e para është ajo e kthimit të një status quoje, për t’i hequr sipas tij, pasojat kryesore të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti. E ndaj kërkesave të Vucciqit, ka reaguar […]
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e sotme, Dafina ka zhvilluar siç duket ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji. Nga fotot duken unazat e martesës, dhe në tavolinë lulet. Gjithashtu në thonjtë e Dafinës, lexohet ‘Mrs’, që nënkupton se i ka dhënë fund beqarisë. Çifti është celebruar nga […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ku dyshohet se bëri vetëvrasje. Policia ka nisur hetimin, ndërsa akoma s’dihet motivi i këtij rasti të dhimbshëm. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se […]
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Serbia sot pasqyron stilin autoritar të Rusisë, e cila ka për strategji krijimin e tensioneve në Kosovë dhe ndarjen e Bosnjës, duke i përdorur ato si mjet negocimi me Perëndimin për të siguruar lëshime dhe shmangur reformat e nevojshme. Ai këto komente i bëri sot në panelin […]
Një video që po qarkullon në rrjete sociale është bërë virale. Në të shihet dhe dëgjohet një grua që flet shqip me pasion të madh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ajo ka lënë të kuptohet se jeton në Austri dhe e voton Vetëvendosjen. “Na pi atjehit ia çojmë votat, edhe nesër masnestri me ardhë […]
