Zyrtari i AAK-së në Prishtinë shfaqet në fushatën e LDK-së, kërkon vota për Përparim Ramën

0 minutes, 40 seconds Read

Shkumbin Mehmetaj – i njohur si Bimi – duket se ka bërë një ndryshim të papritur politik, duke kaluar në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Një nga figurat më të privilegjuara të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, Mehmetaj është parë sot në tubimet elektorale të LDK-së, duke marrë pjesë aktive në fushatë.

Në ngjarjen e mbajtur bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Shkëmb Manaj, ai ka kërkuar publikisht votën për kandidatin Përparim Rama, i cili garon për mandatin e dytë në kryeqytet.

Paradoksi që ka tërhequr vëmendje është fakti se Mehmetaj aktualisht mban pozitën e drejtorit të Pronës dhe Kadastrit në Prishtinë, post i siguruar përmes koalicionit qeverisës LDK–AAK në komunë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme