Zyrtarët letonezë thonë se droni rus që u rrëzua në vendin e tyre, transportonte eksploziv të destinuar për luftën në Ukrainë

0 minutes, 47 seconds Read

Zyrtarët letonezë kanë thënë se një dron ushtarak rus që u rrëzua në këtë vend në fundjavë, mbante eksplozivë që mund të kishte qenë i destinuar për Ukrainën.

Droni ra në rajonin e fshatit Gaigalava, rreth 90 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, ku ai hyri në vend, sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Si Letonia ashtu edhe Rumania kanë hetuar rastet e dronëve rusë që u rrëzuan, pasi kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore. Këto vende janë edhe anëtarë të NATO-s dhe mbështetës të Ukrainës.

Duke folur në një konferencë shtypi sot, komandanti i forcave të armatosura të Letonisë, gjenerallejtënant Leonids Kalnins tha se droni që u ra ishte i tipit Shahed i projektuar nga Irani.

“Eksplozivi i dronit, i cili me gjasë ishte i destinuar për Ukrainën, u çaktivizua pas zbulimit të tij”, tha Kalnins./Telegrafi

Publikime te ngjashme