Zgjedhje të reja në prill? Paralajmërimi i fortë i Cakollit dhe skenari që mund ta dërgojë vendin sërish në kutitë e votimit

1 minute, 12 seconds Read

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i ftuar në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se mundësia për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në prill të vitit 2026 mbetet krejtësisht e hapur.

Sipas vlerësimit të tij, refuzimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti, për të lidhur koalicione me partitë e tjera rreth postit të presidentit, i bën gjasat për zgjedhje shumë reale. “Megjithëse besoj se mund të gjendet një zgjidhje, nëse vendi shkon në zgjedhje, ato do të mbahen në javën e dytë të prillit, konkretisht mes datave 1 dhe 20 prill,” u shpreh ai.

Cakolli sqaroi se presidenti duhet të zgjidhet më së largu deri në muajin mars; në të kundërt, vendi shkon automatikisht drejt procesit të ri elektoral. Ai theksoi se pesha kryesore e presionit për sigurimin e votave për Vjosa Osmanin do të rëndojë mbi LDK-në.

“LVV pritet të ketë 57 deputetë, të cilëve nëse u shtohen 11 nga komunitetet jo-shumicë dhe një nga komuniteti jo-serb, numri shkon në 68. Megjithatë, partitë zakonisht nuk dëshirojnë ta lënë fatin e procesit në duart e një deputeti të vetëm. Barra bie mbi LDK-në, veçanërisht sepse po tentohet të krijohet një ‘fajtor kujdestar’ në rast të dështimit,” shtoi ai. Sipas Cakollit, Kurtit nuk i shqetëson dështimi i zgjedhjes së presidentit, duke pasur parasysh pozicionin e tij me tri mandate. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme