Zgjedhja e presidentit në rrugë të mbarë: deputeti i LVV-së tregon planet për shmangien e krizës

1 minute, 12 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka shprehur besimin e tij se forcat politike do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afateve të përcaktuara kushtetuese.

Në një prononcim dhënë për RTV21, Hyseni nënvizoi domosdoshmërinë që të gjitha subjektet parlamentare të angazhohen seriozisht për të shmangur një raund të ri zgjedhjesh të parakohshme, të cilat do të rëndonin situatën në vend.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas tij, takimet e fundit kanë për qëllim arritjen e një konsensusi që do t’i jepte fund ngërçit politik të javëve të fundit. “Besoj se jemi në rrugë të mbarë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë. Kemi ende kohë në dispozicion dhe secili akter duhet të japë maksimumin për një zgjidhje rreth kreut të shtetit, duke evituar kështu zgjedhjet që nuk i dëshiron askush,” deklaroi ai.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur data 28 prill shënon afatin e fundit ligjor kur deputetët e Kuvendit duhet të votojnë për të parin e shtetit, për të shmangur shpërbërjen automatike të legjislaturës.

Ndonëse gjatë javës së kaluar u zhvillua një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, bisedimet ende nuk kanë prodhuar një rezultat konkret për emrin e presidentit, duke lënë hapësirë për negociata të mëtejshme. /lajmishqip.net

Publikime te ngjashme