Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë, dëshirojmë të rivendosim marrëdhënie diplomatike me Damaskun

0 minutes, 51 seconds Read

Volodymyr Zelensky tha sot se vendi që drejton dërgoi 500 tonë miell gruri në Siri si ndihmë humanitare.

Presidenti ukrainas tha se bëhet fjalë për një iniciativë humanitare “Grain nga Ukraina”, të cilën Kievi e ka nisur në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Është planifikuar që mielli të shpërndahet tek 33.250 familje, pra mes 167 mijë njerëzve, për disa javë.

Çdo paketë peshon 15 kilogramë dhe mund të ushqejë një familje me pesë anëtarë për një muaj, tha Zelensky.

Pas përmbysjes së presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili ishte një aleat i ngushtë rus, Zelensky tha se Ukraina dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me Damaskun./Telegrafi

Publikime te ngjashme