Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Presidenti ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen dhe ka theksuar që vendet të mbështesin njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit evropian.
“Së pari e mbi të gjitha dëshiroj të ju falënderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që ju na keni dhënë ne, popullit tonë dhe mbështetjen që i jepni drejtësisë në Evropë. Ju falënderojmë për të gjitha paketat që keni mbështetur. Dëshiroj t’ju falënderoj për bashkëpunimin politik. Na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne. Duhet që ju të keni besim te ne. Ne mbështesim edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet që edhe ju të na mbështesni ne. faleminderit për vullnetin tuaj të qartë.
Ukraina si edhe i gjitha rajoni i Evropës Juglindore, duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të na mbështesni edhe në formulën tonë të paqes, planin me një pika. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por punën për paqe do ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha Zelensky.
VIDEO BONUS: Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën