Zbulohet skema “cash” e Valon Berishës, si u përdorën emrat e qytetarëve për të vjelë miliona nga BKS-ja

1 minute, 5 seconds Read

Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, po hetohet nën dyshimet se ka përfituar shuma të majme parash në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar rimbursimet fiktive në emër të sigurimeve që kapnin vlera dhjetëra mijëra eurosh.

Detaje tronditëse lidhur me veprimtarinë e njërit prej të arrestuarve kryesorë ka siguruar mediumi “Betimi për Drejtësi”.

Nga provat e mbledhura deri më tani, rezulton se gjatë vitit 2023, BKS-ja kishte ekzekutuar një rimbursim për aksident trafiku ndaj një personi i cili as nuk kishte qenë pjesë e ndonjë aksidenti e as nuk kishte deponuar kërkesë zyrtare për dëmshpërblim.

Në këtë rast specifik, Byroja i kishte transferuar qytetarit rreth 20 mijë euro, të cilat ky i fundit ka dëshmuar se i ka tërhequr në dy këste dhe përmes një njeriu të afërm ia ka dorëzuar personalisht Berishës.

Dëshmitari ka deklaruar para organeve të ndjekjes se nga ky transaksion i dyshimtë nuk kishte mbajtur asnjë cent për përfitim personal.

Ky zhvillim vjen pas aksionit të gjerë të Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë së Prizrenit, ku në pranga përfunduan figurat kyçe të BKS-së, ish-drejtori Sami Mazreku dhe ish-shefi i financave, Valon Berisha./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme