Duket se kanë nisur përgatitjet për edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.
Deri më tani ka pasur aludime të shumta rreth personazheve të këtij viti e po ashtu edhe rreth opinionistëve.
Një nga emrat e diskutueshëm ka qenë edhe ai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.
Gazetari është parë së fundmi duke dalë nga objekti i produksionit, me ç’rast ka lënë vend edhe për dyshime.
I njëjti mund të jetë një emër potencial për shkak të karakterit të tij dhe komenteve të drejtpërdrejta.
Sidoqoftë, nuk ka asgjë zyrtare dhe pritet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë.
Edicioni i tretë i këtij reality shou pritet të nisë në vjeshtë./Telegrafi