Zbardhet identiteti i viktimës tjetër kosovare në Vjenë: Ish-luftëtari i UÇK-së humbi jetën në tragjedinë e skelave

0 minutes, 49 seconds Read

Katër familje shqiptare u goditën rëndë të martën nga lajmi për vdekjen e katër më të dashurve të tyre, të cilët humbën jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë, si pasojë e rrëzimit të skelave.

Pas hetimeve të para, tashmë është bërë i ditur edhe identiteti i shtetasit tjetër nga Kosova, i cili mbeti i vdekur gjatë këtij aksidenti të rëndë që ndodhi gjatë ditës së djeshme.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Viktima është Asllan Musliu me prejardhje nga fshati Zaplluzhe i Komunës së Dragashit, ndërkohë që humbja e tij ka lënë në zi familjen e tij të gjerë, një pjesë e së cilës jeton dhe punon në Austri.

I ndjeri Musliu ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa lajmin për shkuarjen e tij në amshim e kanë bërë të ditur familjarët dhe miqtë përmes njoftimeve mortore në rrjetet sociale./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme