Zbardhet biseda e 23 shkurtit: Telefonata sekrete Trump-Netanyahu që vulosi fatin e Khameneit dhe ndryshoi Lindjen e Mesme

2 minutes, 30 seconds Read

Një komunikim telefonik mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i realizuar më 23 shkurt, po vlerësohet si pika e kthesës për zhvillimet dramatike në Lindjen e Mesme, sipas një hulumtimi të publikuar nga Axios, i cili bazohet në burime të afërta me këtë bisedë.

Mbështetur në këtë raportim, Netanyahu e kishte kontaktuar Trumpin në fillim të javës së shkuar për ta njoftuar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kishte planifikuar një mbledhje urgjente në Teheran, gjatë mëngjesit të së shtunës, me këshilltarët e tij më të lartë.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas inteligjencës izraelite, ky moment ofronte një dritare unike mundësie për t’i goditur të gjithë krerët e regjimit njëkohësisht, përmes një operacioni të vetëm ajror.

Axios e etiketon këtë bisedë si “thirrjen që riformësoi Lindjen e Mesme”, duke zbuluar se Trump kishte urdhëruar menjëherë CIA-n që të verifikonte të dhënat e siguruara nga shërbimi sekret ushtarak i Izraelit.

Agjencia amerikane e inteligjencës thuhet se e konfirmoi shpejt besueshmërinë e plotë të këtyre informatave strategjike.

Zyrtarë nga Uashingtoni pohojnë se, derisa planet për sulmin po hartoheshin, Trump mori një “vendim të matur” që të mos e përmendte Iranin në fjalimin e tij mbi Gjendjen e Kombit, i cili u mbajt vetëm një ditë pas bisedës me Netanyahun.

Burimet sqarojnë se kishte një frikë reale se Khamenei mund të fshihej apo t’i shmangej goditjes nëse do të hetonte qoftë edhe një shenjë më të vogël të ndonjë aksioni ushtarak në prag.

Deri të enjten, kur emisarët e Trumpit po negocionin në Gjenevë me palën iraniane, CIA kishte “vërtetuar përfundimisht se të gjithë personat e shënjestruar do të ishin bashkë dhe se kjo mundësi nuk duhej lëshuar nga dora”, citon Axios.

Pas përfundimit të mbledhjes në Gjenevë, të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë raportuan te presidenti se diplomacia nuk po jepte asnjë rezultat konkret.

“Nëse zgjidhni rrugën diplomatike, ne do të vazhdojmë presionin për pakt, por këta zyrtarë dëshmuan se nuk janë të gatshëm për asnjë marrëveshje që do të plotësonte kërkesat tuaja”, thuhet t’i kenë komunikuar ata Trumpit.

Një ditë më vonë, pasi u bind se dialogu kishte dështuar dhe informatat mbi lëvizjet e Khameneit ishin të sakta, Trump thuhet se dha dritën e gjelbër për nisjen e sulmit.

Axios shton se, fillimisht, ShBA-ja dhe Izraeli kishin projektuar që goditja të ndodhte në fund të marsit, me qëllim që administrata të siguronte një mbështetje më të gjerë në opinionin publik amerikan.

Megjithatë, Netanyahu insistoi në përshpejtimin e operacionit, duke paralajmëruar se figurat e opozitës iraniane që po vepronin në ilegalitet rrezikonin të eliminoheshin nga regjimi nëse nuk veprohej shpejt./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme