Zbardhen detaje të reja nga tragjedia në Gjakovë: si rrodhi ngjarja që çoi në vrasjen e 38-vjeçarit?

1 minute, 27 seconds Read

Një krim i rëndë ka tronditur agimin e 16 marsit në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku nga breshëria e armës mbeti i vdekur 38-vjeçari Rasim Binakaj, ndërkohë që u plagos edhe Edi Mehmeti, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacionet e para flasin se viktima dhe i dyshuari, Nexhdet Zymberaj – i njohur si pronar i lokalit “My Place” – kishin pasur raporte miqësore, ndërsa dyshohet se gjithçka nisi pas një konflikti në ambientet e një lokali. Hetuesit në vendngjarje sekuestruan pesë gëzhoja dhe një mjet mprehës (thikë), dëshmi këto të një përshkallëzimi të rëndë të dhunës.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ndonëse fillimisht u largua nga vendi i krimit duke u shpallur në kërkim, rreth orës 16:30 të pasdites, i dyshuari u paraqit vullnetarisht në Stacionin Policor të Gjakovës. Ai dorëzoi edhe armën që dyshohet se u përdor në krim – një pistoletë e tipit TT bashkë me karikatorin – mjet ky që tashmë është sekuestruar si provë kyçe.

Gjatë marrjes në pyetje në prani të mbrojtësit ligjor, i dyshuari ka zgjedhur të shfrytëzojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda, atij i është caktuar masa e ndalimit policor në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ngjarja është kualifikuar si “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për të ndriçuar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka lënë pa fjalë opinionin publik në Gjakovë./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme