Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, ka reaguar pas debatit të nxitur nga intervista e Fatmir Limajt, ku ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka deklaruar se NISMA nuk bën koalicion me Serbinë dhe ka theksuar se partia e tij mbështet formimin e një qeverie opozitare.
“NISMA është për një qeveri të opozitës dhe me AAK-në do të funksionojmë si një grup parlamentar në Kuvend”, shkroi ai.
Duke iu përgjigjur kritikave, Berisha i cilësoi si “injorantë” ata që kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të Limajt dhe theksoi se NISMA mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj politike.
Ai shtoi se dy partitë kryesore opozitare nuk mund të presin nga NISMA të ndryshojë qëndrimet e tyre, duke përfunduar me fjalët:
“NISMA nuk mundet me ja u çelikos zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!”