Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla i ka reaguar Xhavit Halitit të PDK’së, pasi u citua të ketë thënë se ‘Ibrahim Rugova ka kërkuar azil në Gjermani, thoshin se UCK’ja do ta vrasë nëse vjen në Kosovë’.
Gërvalla e ka quajtur Halitin ‘gënjeshtar të madh’.
“Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh! Më shumë nuk ka çfarë të thuhet as për të e as për deklaratat e tij”, shkroi Gervalla në një shkrim në rrjetin social Facebook.