Vuçiq thotë se “sulmi s’ishte befasi për Kurtin”: Pas 9 minutave i dërgoi kërkesë KFOR’it për ta çuar FSK’në në Veri

0 minutes, 56 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është “befasuar” nga sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Sipas Vuçiq, 9 minuta pasi u njoftua për sulmin, Kurti kërkoi nga KFOR që ta dërgojë FSK’në në veri.

“A e dini çka ndodhi nëntë minuta pasi Kurti kinse u njoftua? Nuk ishte edhe aq befasi për të. Pas nëntë minutave i dërgoi kërkesë KFOR’it për ta çuar FSK’në në veri të Kosovës. Po i pyes pjesëtarët e NATO’s se a jam duke e thënë të vërtetën. Të mërkurën janë bisedimet në Bruksel. Të gjithë e dinë që Serbia po përparon shpejtë, andaj është e rëndësishme që të ndalet Serbia nga të qenurit pjesë e historisë me Berlinin dhe Parisin”, tha ai.

Vuçiq thotë se është i sigurt që amerikanët e dinë që Serbia nuk është e përfshrië në sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Publikime te ngjashme