Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në një drekë pune, të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Është planifikuar që Vuçiq të ketë një takim të veçantë me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelji, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.
Von der Leyen, do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor më 19 shtator në Bruksel në një drekë pune për liderët e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) e cila do të mbahet në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.