Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Mlladenovcit të Serbisë. Një qytetar kishte vendosur ta ngjitej lartë në një mur ku gjendej billbordi me figurën e Aleksandar Vuçiqit.
Në foton e presidentit serb ai shkroi në gjuhën serbe dhe angleze, “Vuçiq është më i keqi”.
Në anën e djathtë ka shkruar “hajdut” dhe ka shtuar një shigjetë që tregon presidentin e Serbisë, raporton nova.rs.
Siç shihet edhe nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, burri ishte i veshur me një kostum punëtori.
Gjithashtu, ai pas fanellës së verdhë që bartte kishte shkruar “Vuçiq është më i keqi”.
Ndërkohë, teksa burri shkruante në bilbord, policia po e priste poshtë shkallëve për ta identifikuar dhe për ta marrë në pyetje.