Vetëvendosje i propozon Osmanit që zgjedhjet lokale dhe ato të jashtëzakonshme parlamentare të mbahen në një datë

0 minutes, 59 seconds Read

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur pas takimit të mbajtur sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ftuar përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.

Në këtë takim, sipas Haxhiut, është diskutuar edhe mundësia që krahas zgjedhjeve lokale të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Ishte një ide që të vazhdojmë t’i shpallim të dyja edhe ato të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale. Qëndrimi jonë është për. Për ne është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi, të votohet qeveria por nëse sot ka qenë e 18-ta seancë që kur ka filluar votimi për Komision”, tha ajo.

Haxhiu tha se propozimi për mbajtjen e dy palë zgjedhjeve njëkohësisht ishte i saj personalisht, por theksoi se qëndrimi i VV-së mbetet ai për konstituimin e institucioneve.

“Ideja ishte e imja. Unë isha shumë e vullnetshme që të diskutojmë edhe për këtë. Por duhet konstituim dhe shpërndarje e Kuvendit e që për këtë duhet marrëveshje politike”, deklaroi Haxhiu.

Publikime te ngjashme