Veteranët serbë që kishin kryer krime në Kosovë tani godasin edhe studentët serbë

1 minute, 2 seconds Read

Disa dhjetëra burra me uniforma ushtarake dhe anëtarë të Njësisë së Operacioneve Speciale të shpërbërë erdhën në Parkun e Pionerit ku ngritën tenda.

Njëri prej tyre ka sulmuar me shkop studentët në anën tjetër të gardhit.

Kush janë veteranët e “Beretave të Kuqe” në Parkun e Pionierëve

Në krye të kolonës së veteranëve që erdhën në mesin e studentëve të 2.0. ishte Goran Radosavljeviq Guri, kolonel policie në pension dhe komandanti i fundit i Njësive Speciale të Policisë dhe komandanti i parë i Xhandarmërisë. Emri i tij përmendet në lidhje me operacionin e Reçakut të vitit 1999 në Kosovë, si dhe në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, shtetasve amerikanë dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Që nga viti 2010 është anëtar i Partisë së Vuçiqit.


Pamjet e çadrave ushtarake dhe burrave me uniforma ushtarake dhe beretat e kuqe në kokë janë shfaqur në rrjetet sociale, të vendosura në Parkun e Pioneerëve, ku po kampojnë studentët që kundërshtojnë bllokadat e fakultetit.

Mediat pro-qeveritare raportuan se veteranët kishin ardhur për të mbështetur “studentët që duan të mësojnë”.

Publikime te ngjashme