Vetë i denoncoi| Muharremaj njofton se është gjetur dhe është gjobitur personi që hudhi bërllok në qytet

0 minutes, 34 seconds Read

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se është gjetur dhe është gjobitur një personi që hudhi bërllok në qytet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se një qytetar është gjobitur me shumën prej 200 eurove.

“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vet edhe hapësirën publike”, ka shkruar ai.

I pari I Suharekës e ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë kompromis me qytetarët që e dëmtojnë hapësirat publike.

“Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”, ka shkruar tutje Muharremaj.

Publikime te ngjashme