Vendimet e reja të qeverisë: Kurti themelon Këshillin për Epopenë e UÇK-së, fton edhe Sami Lushtakun

0 minutes, 55 seconds Read

Në mbledhjen e saj të dytë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryesimi i këtij këshilli i është besuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa në rolin e bashkëkryesuesit do të jetë ministri për Familjen dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare. Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të përfshirë si anëtar të këtij këshilli edhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Përbërja e këshillit plotësohet nga zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bugujevci, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së. Ekzekutivi ka kërkuar gjithashtu që nga një përfaqësues të dërgojnë edhe Presidenca, Kuvendi, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave.

Publikime te ngjashme