Vetëm një ditë pas protestës së shqiptarëve në Bujanoc, një mbishkrim provokues është shkruar në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në po atë vend.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”.
“Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar ai.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.