Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka treguar shumë herë gjatë agresionit rus kundër atdheut të tij se është patriot dhe tani ka bërë një lëvizje tjetër që e ilustron më së miri këtë.
Kampioni i botës në peshat e rënda të WBC, WBO dhe WBA vendosi të shpërblejë nga xhepi i tij boksierët ukrainas për çdo medalje të fituar në Lojërat Olimpike në ‘Paris 2024’.
Ukraina përfaqësohet në turneun e boksit në Lojërat Olimpike nga Oleksandr Kizhniak, fituesi i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, dhe Aider Abduraimov dhe Dmytro Lovchinskiy, kështu që Usyk u ka premtuar se do t’i shpërblejë me bollëk në rast se do të ngjiten në podium.
https://twitter.com/BBCSport/status/1818594957743341800
“Usyk i ndihmon shumë boksierët tanë, kryesisht financiarisht. Tani ai u ka premtuar se do t’u japë 80.000 dollarë për medaljen e artë, 70 mijë për të argjendtën dhe 50 mijë për të bronztën”, zbuloi përzgjedhësi i ekipit ukrainas të boksit, Dmitry Sosnovsky.
Ndryshe, vetë Usyk fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë e peshave të rënda në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012./Telegrafi