Ushtria ukrainase thonë se kanë goditur dhe fundosur një nëndetëse të Rusi

1 minute, 15 seconds Read

Ushtria ukrainase ka thënë se ka goditur dhe fundosur një nëndetëse të Rusisë në portin Sevastopol në Krimenë e okupuar. Ushtria ruse nuk ka komentuar ndërsa Ukraina ka sulmuar edhe një aeroport dhe depo të naftës në Rusi.

Nëndetësja Rostov-on-Don, e klasit kilo – ishte lansuar në vitin 2014, është fundosur pasi është goditur të premtën nga një raketë në qytetin port Sevastopol, kanë thënë nga shtabi I ushtrisë së ukrainës përmes një deklarate. Kjo është një nga katër nëndetëset e Flotës ruse të Detit të Zi, e aftë për të lansuar raketat kryqëzore të quajtura Kalibr.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar sa I përket pretendimeve për shkatërrimin dhe fundosjen e nëndetëses.

Zyrtarët ukrainas në kryeqytetin Kiev kanë thënë se gjatë këtij sulmi janë shkatërruar edhe katër sisteme të mbrojtjes kundërajrore S-400 që e mbrojnë Gadishullin e Krimesë, që Rusia e aneksoi më 2014.

Ndërkohë, po këta zyrtarë kanë thënë se dronët ukrainas kanë pasur në shënjestër aeroportin Morozovsk, aty ku janë të pozicionuara raketat me dirigjim e të cilat së fundi kanë goditur dhe shkatërruar qytetet ukrainase si dhe kanë goditur depo të naftës në Rusi.

Këto sulmet të Ukrainës janë ndërmarrë pasi, siç ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskli, Rusia ka hedhur në ukrainë më shumë se 600 bomba të dirigjuara në javë.

Publikime te ngjashme