Vetëm pak ditë pasi u prekën nga uragani Helen, banorët e Floridës përballen me një tjetër stuhi, e konsideruar si më e fuqishmja në 100 vitet e fundit.
Uragani Milton parashikohet të jetë një nga më shkatërruesit që ka goditur ndonjëherë bregun e Gjirit të Floridës, madhe me fuqi më të madhe se Uragani Katrina.
Banorëve të Floridës në SHBA, janë duke u evakuuar përpara se vendin ta godasë Milton. Guvernatori Ron DeSantis dhe të tjerë paralajmëruan njerëzit se duhet që të evakuoheshin pasi uragani Milton po i afrohet Floridës, si një stuhi e kategorisë 5.
Sipas mediave ndërkombëtare, paralajmërimet për afrimin e stuhisë mbuluan pothuajse të gjithë bregun perëndimor të Floridës. Shteti po përgatitet për një stuhi potencialisht shkatërruese, ndërsa punonjësit e linjës së energjisë janë në gatishmëri në Florida për të ndihmuar në zgjidhjen e asaj që parashikuesit thanë se mund të jetë ndërprerje e zgjatur e energjisë elektrike pasi uragani të godas vendin.