Uniforma ushtarake, granata dore e mjete të tjera luftarake gjenden në mullirin e braktisur në fshatin Rekë të Banjskës

0 minutes, 33 seconds Read

Policia e Kosovës njofton se është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes më 07.03.2025 rreth orës 18:00 ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë.

Policia thotë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe se rasti është në hetime.

Publikime te ngjashme