Komandanti i KFOR-it, gjenrali Ozkan Ulutash, ka realizuar një vizitë në Liqenin e Ujmanit ku është takuar me trupat letoneze që kujdesen për sigurinë në atë pjesë.
Për këtë vizitë ka njoftuar KFOR përmes një njoftimi për media, ku potencohet se KFOR është duke monitoruar nga afër zhvillimet e sigurisë dhe se KFOR mbetet një forcë fleksibile përreth Kosovës, në linjë me mandatin e marrë nga Kombet e Bashkuara.