U shpall fajtor për abuzim seksual, deklarohet Trump: Vazhdon gjuetia e shtrigave

0 minutes, 36 seconds Read

Ish-presidenti amerikan Donald Trump reagoi me zemërim ndaj vendimit të jurisë federale, që e shpalli fajtor për ngacmim  seksual ndaj shkrimtares Elizabeth Jean Carroll.

Trump tha se “gjuetia e shtrigave” po vazhdon.

“Nuk e kam absolutisht asnjë ide se kush është kjo grua. Vendimi është një turp. Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”, ka shkruar Trump menjëherë pas vendimit në llogarinë e tij në rrjetin e tij social “Truth”.

Juria federale në Manhattan, kujtojmë, e shpalli sot ish-presidentin amerikan Donald Trump përgjegjës për ngacmim seksual dhe shpifje ndaj shkrimtares Elizabeth Jean Carroll.

Në total, Trump do të duhet të paguajë rreth pesë milionë dollarë dëmshpërblim./Telegrafi

Publikime te ngjashme