Protesta e PD, ka edhe pasoja. Një grua raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë, teksa ishte bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës.
Radha kilometrike e makinave në dhjetra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit. Pasi ka lindur foshnjen, gruaja është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar.