Gjermania ka kaluar në çerekfinale pasi mposhti Danimarkën me rezultat 2-0, me golat e shënuar në pjesë e dytë.
Pancerët e nisën furishëm ndeshjen duke shënuan që në minutën e katërt me anë të Nico Schlotterbeck, por goli u anulua pasi u rishikua në VAR për një ndërhyrje të palejuar gjatë aksionit.
Gjermanët rrezikuan dhe tri herë brenda dhjetë minutave të para, me Joshua Kimmich, Schlotterbeck dhe Kai Havertz, por në të tria rastet Kasper Schmeichel ishte në vend.
Danimarka rrezikoi në minutën e 24-të për herë të parë me Joakim Maehle, por që nuk anësori danez nuk ishte i saktë.
Në minurën e 35-të, skaudrat shkuan në pushim, pasi një shi i madh me breshër dhe shkarkime rrufesh kishte në stadium e Dortmundit.
Pas 20 minutash, dy skuadrat u kthyen në fushë dhe loja vazhdoi, pasi moti u qetësua.
Në minutën e 42-të, Danimarka ka mundur të shënojë, por Rasmus Hojlunnd nuk arriti ta bëjë këtë gjë. Njëjtë edhe në minutën e 45-të, danezët ishin afër golit, kur Delaney asistoi te Hojlund, por ky i vetëm me Neuer, nuk arriti të shënojë.
Edhe pjesa e dytë nisi me dramë, ku brenda pak minutash u pa gjithçka.
Zhvillohej minuta e 48-të, ku Joachim Andersen i Danimarkës arriti të shënojë pas një tollovie në zonë për 1-0. Por pasi rasti u rishikua në VAR për tre minuta, goli u anulua pas një pozite jashtë loje të mbrojtësit gjatë aksionit.
Në minutën e 51-të, pas një harkimi në zonë, pikërisht Andersen preku topin me dorë, por aksioni vazhdoi.
Gjyqtari Mark Oliver, u ftua nga VAR pasi me anë të teknologjisë në top u dëgjua prekja me dorë e danezit e ku gjyqtari vendosi për penallti.
Kai Havertz ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.
Pas disa rastesh, Gjermania siguroi fitoren në minutën e 68-të, ku Schlotterbeck asistoi te Jamal Musiala, i cili shënoi për 2-0.
Gjermanët shënuan edhe një herë, por që sërish VAR anuloi golin për pozitë jashtë loje.
Gjermania pret në çerekfinale fituesin e ndeshjes Spanjë – Gjeorgji. /Telegrafi