Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka shprehur urimet e saj për Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
Në një postim në platformën “X”, MPJ turke ka theksuar përkushtimin e saj për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“I urojmë popullit mik të Kosovës 17-vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë,” thuhet në mesazhin e urimit.
