Turqia nis menjeherë hakmarrjen, godet objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri

1 minute, 13 seconds Read

Ushtria turke po godet objektivat e Partisë së Punës të Kurdëve (PKK) në Irakun verior dhe në Siri pas sulmit të sotëm në Ankara.

Ministria turke e Mbrojtjes thotë se deri më tani ka goditur 32 objektiva në këto dyja shtetet.

Ministria njoftoi gjithashtu se operacionet ajrore po “vazhdonin”, shkruan skynews.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e dukshëm terrorist në kompaninë e aviacionit TUSAS, por zyrtarë të lartë të qeverisë në Ankara kanë drejtuar gishtin nga grupi militant kurd.

Kujtojmë se në sulmin e sotëm në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS, kanë mbetur të vdekur pesë persona.

Ndryshe, PKK-ja po lufton për autonomi në Turqinë juglindore që nga vitet 1980 – ku deri më tani kanë vdekur dhjetëra mijëra njerëz.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Sulmi i sotëm në një objekt mbrojtës në Ankara vjen një ditë pasi kreu i partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë të Turqisë – aleate me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoganin – ngriti mundësinë që liderit të burgosur të PKK-së, Abdullah Ocalan, mund t’i jepet lirimi me kusht nëse ai heq dorë nga dhuna dhe shpërndahet organizata e tij./Telegrafi

Publikime te ngjashme