Turistët digjen për së gjalli në balonë në Meksikë, njëri kërcen nga shporta nga 100 metra lartësi

0 minutes, 42 seconds Read

Një balonë me ajër të nxehtë është përfshirë nga zjarri gjatë fluturimit mbi qytetin Teotivakan të Meksikës, e sipas informacioneve të para dy persona kanë humbur jetën.

Në rrjetet socialë është shfaqur videoja, ku shihet balona e përfshirë nga zjarri dikur rreth 100 metra mbi tokë, transmeton Telegrafi.

Turistët filmuan momentin rrëqethës me telefona mobil, ku shihet balona e djegur, kurse në fillim të videos shihet një person që kërcen nga shporta duke tentuar në atë mënyrë të shpëtojë.

Tërë kohën dëgjohen britma, kurse në shportën e balonës gjendej edhe një person tjetër.

Tragjedia ndodhi në afërsi të piramidës së njohur të diellit. Balona u rrëzua shpejtë, kurse zjarrfikësit dhe policia shkuan shpejt në vendin ku u rrëzua balona./Telegrafi

Publikime te ngjashme