Trazira dhe ndëshkime rekord: PS kërkon “fshesën” për 29 deputetë të opozitës pas kaosit në Kuvend

1 minute, 15 seconds Read
Banner Description

Partia Socialiste i është drejtuar zyrtarisht Sekretariatit për Etikën me kërkesën për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, duke kërkuar masa që variojnë nga 10 deri në 60 ditë, pas përplasjeve të ashpra gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë shkresë, të firmosur nga 34 deputetë të mazhorancës, kërkohet sanksioni maksimal prej dy muajsh pezullim nga komisionet dhe seancat plenare për Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Albana Vokshin, Ledina Alollin dhe Denisa Vatën.

Prapaskenat e kaosit në Kuvend – derisa opozita u përplas me forcat e Gardës, mazhoranca socialiste kaloi në votim projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.

Mazhoranca kërkon po ashtu masën disiplinore me 60 ditë përjashtim për Klevis Balliun dhe Flamur Nokën, ndërsa për deputeten Elda Hoti kërkohet pezullimi prej 30 ditësh. Po me nga një muaj largim nga jeta parlamentare, sipas kësaj kërkese, synohet të ndëshkohen edhe Gazment Bardhi e Sali Berisha.

Së fundmi, kërkohet masa prej 10 ditësh përjashtim për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi. E njëjta masë prej dhjetë ditësh është propozuar edhe për Edi Palokën, Ina Zhupën, Klodiana Çapjan, Oerd Bylykbashin, Enno Bozdon, Tomorr Alizotin, Ivi Kason, Gent Strazimirin, Luan Baçin, Bledi Himçin, Greta Bardelin, Manjola Lukun, Flamur Hoxhën dhe Kliti Hotin./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme