Tragjike! Për luftën në Kosovë janë dënuar deri tash 37 shqiptarë e 25 serbë

3 minutes, 43 seconds Read

Sot me fillim nga ora 9:30, ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, më saktësisht ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ky gjykim, ku mbajti fjalën e parë Prokuroria e Specializuar, po mbahet në kuadër të Gjykatës Speciale. Natyrisht, nisja e procesit ka ngjallur shumë reagime, përfshirë indinjatë për akuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe mosndjekjes penale për krimet e Serbisë në Kosovë.

Petrit Selimi, ish-ministër në detyrë i Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar një realitet në lidhje me ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe Serbi. Madje, z. Selimi ka shkruar se të dhënat tregojnë për një realitet të hidhur. Duke u thirur në Fondit për të Drejtën Humanitare, z. Selimi ka shkruar se në Kosovë janë të gjykuar 35 shqiptar dhe 4 serbë.

Tutje, në një cicërimë në llogarinë e tij në Tëitter, z. Selimi shkroi se në Gjykatat e Serbisë janë dënuar 15 serbë dhe 1 shqiptar. Ndërsa në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi janë gjykuar, sipas FDH-së të cilin e citoi Selimi, janë dënuar 6 serbë dhe 2 shqiptarë.

https://twitter.com/Petrit/status/1642953792772513800

Në total për krime lufte janë gjykuar 37 shqiptarë dhe 25 serbë, përkundër që Serbia ishte e organizuar në mënyrë shtetërore përmes policisë dhe ushtrisë së rregullt, përfshirë paramilitarët e Arkanit e të ngjashme. Madje, lideri i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviqi, ishte quajtur edhe “Kasapi i Ballkanit”, i cili nuk u gjykua me vendim fuqiplotë nga Tribunali për ish-Jugosllavi, për shkak të vdekjes në Hagë.

Çka ndodhi në Hagë?

Pas një pritje për më shumë se 2 vjet e gjysmë, ka nisur edhe zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në Hagë u mbajt seanca e parë hapëse ku Prokuroria pati 5 orë kohë për ta thënë fjalën e saj. Përderisa jashtë objektit mijëra protestues ishin mbledhur nga diaspora, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së.

Ashtu siç u deklaruan qysh kur u arrestuan, ashtu u deklaruan edhe 2 vjet e gjysmë pas. Katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përsëritën se janë të pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Disa patën vërejtjet për vonesat në nisjen e gjykimit.

Alex Whiting, ushtrues detyre i Prokurorit të Specializuar, qysh në nisje të fjalimit të tij bëri të ditur akuzat kryesore ndaj krerëve të UÇK-së. Ai përmendi qindra arrestimet të personave që etiketoheshin si tradhtarë dhe vrasjen e rreth 100 personave. Whiting tha se ka pasur një plan e strategji për t’u marrë me këta persona. Sigurisht, në këtë ditë të parë kishte edhe deklarata të çuditshme.

Njëri nga prokurorët që mori fjalën në seancë ishte Matt Hawling. Ai bëri një deklarim që u kritikua mjaft shumë në rrjete sociale. Tha se UÇK-ja i kishte sulmuar me granata 12 stacione të Policisë. E sipas tij, kjo bëri që Serbia ta kryejë masakrën në Likoshan e Qirez.

Në vitin 1997 UÇK-ja arriti në një pikë ku mund të kryente sulme të orkestruara ndaj Ushtrisë serbe në të njëjtën kohë. Provat treguan se në 1997. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, deklaroi ky prokuror.

Tutje, ai i lidhi në një mënyrë të pakuptimtë vrasjet, masakrat e krimet serbe me përpjekjet e UÇK-së për liri.

“Pas sulmeve të UÇK-së, forcat serbe nisën një aksion në Likoshan e Qirez që çuan në humbje të jetës së civilëve. Forcat serbe në 1998 sulmuan Adem Jasharin duke e vrarë atë dhe gjithë familjen. Kjo ngjarje kishte efekt nxitës në Kosovë, me shumë vullnetarë. Luftimet u përshkallëzuan në mars 1998. Zhvillimet e marsit 1998 i kërkuan stafit të përgjithshëm të ndante përgjegjësi e të konsolidonte radhët e veta. Fatmir Limaj shkoi në Kleçkë, Shukri Buja që u udhëzua nga Thaçi të shkojë në Lipjan”, theksoi më tutje prokurori Hawling.

Publikime te ngjashme