Një aksident i rëndë komunikacioni ka goditur një familje pesëanëtarëshe nga Kosova më 7 janar 2026 në Gjermani, teksa po ktheheshin nga pushimet e fundvitit në vendlindje. Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Waldshut-Tiengen, në afërsi të kufirit me Zvicrën.
Si pasojë e kësaj goditjeje të rëndë, fatkeqësisht ka humbur jetën vogëlushi Teo Mendim Morina. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga një familjar i tyre, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në aksident ishte përfshirë familja e nipit të tij, Mendim Vllaznim Morina.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se në këtë aksident kemi humbur nipin tonë të vogël, Teo Mendim Morina”, shkruhet në njoftimin prekës. Familjarët kanë bërë të ditur se lidhur me ceremoninë e varrimit dhe detajet e tjera mortore, miqtë dhe të afërmit do të njoftohen me kohë. /lajmishqip.net
