Tomë Gashi i thur vargje Kurtit: Albini jonë për shqiptarë më i miri, për Serbinë më i vështiri

0 minutes, 48 seconds Read

Avokati, Tomë Gashi, njihet për deklarata e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti si dhe Qeverisë Kurti në përgjithësi.

Por, këtë herë avokati Gashi ka kaluar në një nivel tjetër, atë të poetit.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Si një nga simpatizantët më të flaktë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kurtit, Gashi lirshëm mund të krahasohet me aktivistët e VV-së sa i përket përkrahjes ndaj Kurtit dhe Lëvizjes.

Duke u munduar që edhe më tepër të shfaq pëlqimin që ka për Kurtin, Gashi i thuri edhe disa vargje.

Këtë Gashi e bëri gjatë komentimit në një status të Kurtit, ku ndër të tjerash thotë se ai është më i miri, më i drejti.

“Albini jonë për shqiptarë, më i drejti, më i miri. Për Serbinë më i vështiri”, ka thënë Gashi.

“Perla” të ngjashme me fjalë të kuruara bukur për Kurtin shkruan thuajse vazhdimisht avokati Gashi.

Publikime te ngjashme