Thyhet tradita e sekretit në Big Brother VIP Albania: Zbulohet zyrtarisht emri i banorit të parë që do të shkelë në shtëpi

0 minutes, 50 seconds Read
Banner Description

Sipari i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania do të ngrihet zyrtarisht këtë të shtunë, më 20 dhjetor, duke mbajtur në ankth miliona ndjekës në të gjitha trevat shqiptare. Ndërsa publiku pret me kureshtje të madhe dinamikat e reja dhe surprizat që rezervon shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri, një lëvizje e papritur ka trazuar rrjetin.

Në një kthesë të paparashikuar që ka befasuar audiencën, produksioni ka vendosur të thyejë rregullin e artë të fshehtësisë, duke zbuluar para kohe identitetin e banorit të parë. Sipas njoftimit zyrtar që tashmë po qarkullon kudo, konkurrenti që do të hapë garën është Angelo Haruni.

Ky zbulim i parakohshëm ka nxitur debate të shumta dhe habi te ndjekësit në platformat sociale. Zakonisht, emrat e protagonistëve të këtij spektakli ruhen me fanatizëm deri në momentin e nisjes live të spektaklit, prandaj ky përjashtim ka ngritur pikëpyetje mbi strategjinë e këtij viti./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme