Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi, theksoi se Ushtria e Kosovës po forcohet çdo ditë falë investimeve të Qeverisë Kurti.
Ai nënvizoi gatishmërinë e forcave të armatosura për të mbrojtur çdo cep të atdheut, duke e udhëhequr ushtrinë nipi i heroit Adem Jashari, së bashku me ish-ushtarin e UÇK-së, Ejup Maqedonci.
“Këto investime synojnë të sigurojnë stabilitetin dhe mbrojtjen e vendit”, shkruan tutje ai.
E plotë:
Për çdo ditë e më shumë, Ushtria e Kosovës po ngritet e forcohet, e krejt kjo po ndodhë falë investimeve të Qeveris Kurti.
Pa dyshim e pa hezitim është e gatshme të mbrojë çdo cep të atdheut, ushtria e shtetit tonë që i prinë nipi i Adem Jasharit bashkë me ish ushtarin e UÇK-së Ejup Maqedonci.