Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për të trajtuar zyrtarisht kërkesën për dorëheqje të Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, bëri të ditur se njoftimi i Kocës për lënien e detyrës ishte dorëzuar që më 13 shkurt të këtij viti. Sipas tij, në shkresën zyrtare janë cituar vetëm motive të natyrës personale si shkak i këtij vendimi.
“Ju njoftojmë se më 13 shkurt 2026 kemi pranuar njoftimin për dorëheqje nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Jeton Koca, i cili kërkon lirimin nga pozita e prokurorit të shtetit. Koca ka specifikuar se motivet e largimit janë personale dhe ka zgjedhur të mos i zbardhë ato në këtë dokument zyrtar”, deklaroi Gashi./lajmishqip.net









