Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.
Përleshja ishte mjaft e madhe, me tavolina, karrike e shishe qelqi që fluturonin në rrugë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se në përleshjen e tifozëve ka dashur të marrë pjesë edhe Danilo Vuçiq, djali i madh i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai njihet për huliganizëm dhe provokime të shpeshta ndaj Kosovës.
Në video shihet se ai tentoi të përfshihet në konflikt, por sigurimi që e shoqëron si djali i presidentit e pengon atë që ta bëjë këtë.
Tatin sin juri da se pobije sa navijačima Engleske ali Kobre mu ne daju! Kakav otac takav sin!
Preuzeto sa ig: neceznurisano pic.twitter.com/3oULGPNQzD— Miloš Krstić (@MilosKrstic2211) June 16, 2024