Të rinj në politikë, por jo të panjohur për publikun, a solli befasi lista e kandidatëve për deputetë nga LVV?

1 minute, 12 seconds Read

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, asgjë nuk mund të quhet befasi.

Analistë, mjekë, sportistë, artistë, dhe madje edhe gazetarë, duket se kanë ambicie për një vend në Kuvendin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Pas dorëzimit të listave të partive politike, u bë e ditur se emra të njohur po garojnë për të siguruar një ulëse në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partnerët e  saj Partia Guxo dhe Alternativa dorëzuan listën e përbashkët,  me kryesues Albin Kurtin, dhe pas tij, Glauk Konjufcën, kryetar të Kuvendit.

Në top dhjetëshen e LVV-së janë emra të njohur si Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Faton Peci dhe Shqipe Mehmeti Selimi.

Po ashtu, lista ka edhe disa emra të rinj në politikë, si këngëtarja Edona Llaloshi, e cila mban numrin 19, dhe Zef Ndrejaj, ish-drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Në garë është edhe analisti politik Gazmir Raci, dhe trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, i cili ka vendosur të braktisë sportin dhe të angazhohet në politikë.

Në mesin e kandidatëve është edhe profesori Nezir Kraki.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë është mbyllur afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim.

Ky afat ishte hapur në fillim të muajit shtator dhe u mbyll më 11 dhjetor./Telegrafi

Publikime te ngjashme