Të gjithë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Bullgari janë në gjendje të rëndë shëndetësore

1 minute, 6 seconds Read

Gjendja e tetë personave të lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan, të cilët dje në mbrëmje u sollën në Spitalin “Pirogov” të Sofjes, është jashtëzakonisht e rëndë, tha sot në një konferencë për media, drejtori i institucionit shëndetësor, Valentin Dimitrov.

“Është shumë herët (për të thënë)”, tha ai, duke shtuar se aktualisht po kryhen teste të shumta për të vlerësuar veprimet e mëtejshme të ekipit mjekësor.

Ai njoftoi se gjatë natës ato kanë kanë pranuar 8 pacientë, 3 prej tyre janë fëmijë nën 18 vjeç dhe 5 pacientë me moshë mesatare 20-25 vjeç. Më i madhi është 31 vjeç. Tre janë të intubuar.

“Viktimat kanë lëndime në trup, gjymtyrë të sipërme dhe fytyrë, si dhe djegie të frymëmarrjes në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, gjë që e komplikon edhe më shumë gjendjen e tyre”, shtoi Dimitrov.

“Kjo është një tragjedi e madhe. Të gjithë kanë mbërritur në një goditje termike shumë të rëndë, në të cilën kanë kaluar 24 orë, kjo është shumë e vështirë për çdo organizëm”, tha kreu i “Pirogov”.

Gjithsej 59 persona kanë humbur jetën dhe 155 janë lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan./Telegrafi

Publikime te ngjashme