Takimi me VMRO-DPMNE, VLEN-i thotë se negociatat po shkojnë në drejtimin e duhur

0 minutes, 31 seconds Read

Bashkim Bakiu nga VLEN pas përfundimit të takimit mes liderëve të koalicionit VLEN dhe Hristijan Mickoskit, liderit të VMRO-DPMNE-së ka theksuar se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur.

“Negociata shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informoheni me komunikatë për detaje, nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të realizuar negociatat”, tha Bakiu.

Oferta fillestare e Mickoskit janë katër, maksimum pesë pozita ministrash për VLEN-in.

Ndërsa VLEN pretendon pesë deri gjashtë ministri dhe kryeparlamentarin, pasi sipas tyre, dy nga pozitat kryesore të shtetit, presidenti dhe kryeministri, tashmë i takojnë VMRO-DPMNE-së./Klan.mk

Publikime te ngjashme