Tahiri thotë se Kosova kurrë s`ka qenë më dobët në rrafshin ndërkombëtarë sesa tani!

0 minutes, 46 seconds Read

Ka filluar debati parlamentar për dyvjetorin e Qeverisë Kurti, i cili është kërkuar nga AAK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka adresuar një mori kritikash për Qeverinë Kurti.

Sipas tij, kjo qeveria ka çaluar në të gjitha fushat e brendshme dhe te jashtme.

“Kosova kurrë s`ka qenë më dobët në rrafshin ndërkombëtar. Krizat e brendshme kanë reflektua drejtpërdrejt në dobësimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i Departamentit amerikan ka vërtetuar se kjo qeveria tani ka hyrë në afër korrupitive të vërtetuara në këtë raport”, ka thënë Kurti.

Para deputetëve ai ka prezantuar një rezolutë.

“Rezoluta e jonë i parasheh 10 pika. Kjo është një alarm, një zile për kryeministrin dhe kabinetin e tij, të cilët unë nuk di çka kanë me thanë kur të dalin në këtë foltore”, është shprehur Tahiri.

Publikime te ngjashme