Tomas Szunyog, ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, ka reaguar rreth tragjedisë në Pejë, ku për shkak të vërshimeve që ndodhën në këtë qytet mbrëmjen e djeshme, humbën jetë një nënë me të birin e saj.
Szunyog, në reagimin e tij të bërë në Twitter, është shprehur thellësisht i pikëlluar nga vdekja e këtyre dyve.
Po ashtu, ai ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve.
Ambasadori është shprehur falënderues edhe ndaj reagimeve të para, Policisë dhe FSK’së.
“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe shërim të shpejtë të zonës së prekur. Falënderoj reagimet e para, policinë dhe FSK-në”, ka thënë ai.