Sulmuesi i armatosur thonë autoritetet amerikane të sigurisë që shtiu mbi ish-presidentin amerikan Donald Trump, ishte një 20-vjeçar i regjistruar si votues i Republikanëve i cili më parë kishte dhënë një kontribut të vogël – duke dhuruar një shumë parash për një grup të lidhur me Demokratët, thuhet në të dhënat publike.
Thomas Matthew Crooks jetonte në Pittsburg në periferi të Bethel Park, rreth 35 milje në jug të vendit ku realizoi të shtënat mbi Trumpin, transmeton Telegrafi.
Ai diplomoi në Bethel Park në vitin 2022, kurse ishte regjistruar si votues Republikan, bazuar në të dhënat e votuesve në Pennslyvania që përshtateshin të dhënat me emrin dhe moshën e tij.
Zgjedhjet e sivjetme presidenciale në SHBA, do të ishin të parat për të në të cilat do të kishte të drejtë vote.
Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Thomas Crooks figuronte në listën e donatorëve të një grupi të vogël të lidhur me Demokratët, për të cilët kishte dhuruar 15 dollarë në një projekt të janarit 2021.
I kontaktuar nga CNN, babai i Crooks, Mattheë Crooks, tha se po mundohej të kuptonte se “çfarë në dreq ka ndodhur”, por se do të presë të prononcohet pasi të bisedojë me forcat e rendit.
Crooks shtiu me pushkë mbi Trumpit nga kulmi i një objekti, para se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe forcat tjera të rendit.
Në ato momente ai nuk kishte patur me vete ndonjë mjet identifikimi, kështu që agjentët është dashur të presin për testin e ADN-së dhe konfirmimin biometrik. Këtë e konfirmoi edhe agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek gjatë një konference për media. /Telegrafi